Kryeministri britanik, Rishi Sunak, do të njoftojë një marrëveshje të re sot më 13 dhjetor, e cila do të trajtojë çështjen e shumë përfolur të emigrantëve shqiptarëve atje.
Sipas mediave britanike ajo ka si synim përshpejtimin e depërtimeve të shtetasve nga Shqipëria.
Pas javësh negociatash intensive me shqiptarët, në të cilat kryeministri britanik ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt, Sunak do të përshkruajë planet për të frenuar fluksin rekord të anijeve të vogla përgjatë Kanalit.
Ai pritet të propozojë vënien e Shqipërisë në të njëjtin nivel me vendet “të sigurta” të BE-së.
Kjo do t’i hapte rrugën deportimeve të shpejta të emigrantëve nga vendi që kërkojnë azil në MB.
Ministrat do të përpiqen të shmangin kritikat nga avokatët e të drejtave të njeriut duke argumentuar se masat janë në përputhje me vendet e tjera evropiane.
Këto të fundit e trajtojnë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe në këtë mënyrë i përjashtojnë ata nga e drejta për të kërkuar azil.
Kryeministria po shqyrton gjithashtu propozimet për kthimin e shqiptarëve që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne në shtetin ballkanik.
Kështu aplikimet e tyre të përpunohen këtu për të parandaluar që ata të shfrytëzojnë vonesat prej më shumë se një viti për të qëndruar në MB.
Një rekord prej 3 mijë e 432 shqiptarësh deklaruan se ishin viktima të trafikimit në nëntë muajt e parë të vitit, duke i bërë ata kombësinë më të madhe që aplikonin sipas ‘Aktit të Skllavërisë moderne’, përpara edhe britanikëve.
Të hënën, Ministria britanike e Mbrojtjes (MM) konfirmoi se 44 mijë 867 emigrantë kishin kaluar Kanalin deri më tani këtë vit.
Shqiptarët përbëjnë më shumë se 12 mijë ose rreth 30 për qind të të ardhurve të këtij viti.
Sunak e ka bërë të qartë se trajtimi i imigracionit të paligjshëm është një nga prioritetet e tij kryesore, së bashku me ekonominë, koston e jetesës dhe ngarkesën e sistemit shëndetësor.
Po ashtu ai donte gjithashtu të përcaktonte një strategji të re imigracioni përpara se deputetët konservatorë të shqetësuar të ktheheshin në zonat e tyre elektorale për Krishtlindje.
Ministrat janë përballur me një reagim të ashpër nga deputetët të tërbuar ndaj hoteleve që po merren për numrin rekord të emigrantëve.
Legjislacioni që miraton çdo ndryshim do të vijë në vitin e ri.
Mbyllja e zbrazëtirave
Sunak foli me Edi Ramën, kryeministrin shqiptar, në fillim të këtij muaji, në të cilin të dy ranë dakord se duhej të bënin më shumë për të trajtuar migracionin e paligjshëm dhe diskutuan “mbylljen e zbrazëtirave që po parandalojnë kthimin e shpejtë të azilkërkuesve të dështuar”.
Rama ka sinjalizuar më parë mbështetjen e tij për Mbretërinë e Bashkuar që “shtrëngonte sistemet e veta të imigracionit” siç bëri Gjermania kur u përball me një fluks të shqiptarëve.
Ai ka këmbëngulur se Shqipëria është “e sigurt” si një anëtare e NATO-s që kërkon anëtarësimin në BE, por gjithashtu ka kërkuar garanci mbi rrugët e vizave të punës në Mbretërinë e Bashkuar për shqiptarët.