Dy zyrtarë policorë janë suspenduar nga puna e tyre, pasi që kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ndodhi plagosja te ‘Duplex’ dhe nuk kanë reaguar, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një komunikate për media, Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka suspenduar dy zyrtarë policorë të Njësive të Specializuara (NJSO – Njësitit Special Operativ), të cilët ishin afër vendit ngjarjes gjatë plagosjes në diskotekën Duplex.
Suspendimi është bërë pasi Departamenti i Hetimeve ka analizuar informacionet dhe disa video-incizime që janë siguruar nga kamerat e sigurisë në vendin e incidentit.
“Departamenti i Hetimeve ka kërkuar informacione nga Policia Kosovës lidhur me veprimet/reagimet apo mos veprimet eventuale nga zyrtarët policorë që janë ndodhur afër vendit të ngjarjes sipas detyrës zyrtare apo edhe jashtë detyrës zyrtare. Ky rast, bazuar edhe në ligjin të IPK-së është iniciuar sipas detyrës zyrtare (ex officio). Më 18.11.2019 nga IPK është rekomanduar suspendimi i dy zyrtarëve policorë të Njësive të Specializuara (NJSO – Njësitit Special Operativ) me inicialet G.P dhe I.H deri në përfundim të hetimeve”, thuhet në njoftimin e IPK’së.
Sipas tyre, në koordinim më prokurorinë kompetente rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt me dyshimin se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…