Inspektorati Policor i Kosovës bën të ditur se është suspenduar një zyrtar policor në Prizren pasi gjatë orarit të punës ishte në motel.
Lidhur me këtë rast, IPK është njoftuar mbrëmë dhe rasti do të trajtohet nga Policia e Kosovës për shkelje disiplinore.
“Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar mbrëmë në orët e pasdites nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast. Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar dhe në mungesë të elementeve të veprës penale rasti do të trajtohet nga Policia e Kosovës me dyshimin për shkelje disiplinore që bien ndesh me Kodin e Etikës të Policisë së Kosovës dhe udhëzimin administrativ për disiplinë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Drejtori Rajonal i PK-së për rajonin e Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, në media është raportuar se një zyrtar policor në Prizren është kapur në një motel gjatë orarit të punës.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…