Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se shtëpitë që po rindërtohen me pronarë shqiptarë në veri të Mitrovicës janë mbuluar me parulla ekstremiste.
Sveçla tha se akterët e këtij akti do të zbulohen dhe do të vihen para drejtësisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Jemi në Mitrovicës e Veriut. Siç edhe po e shihni shtëpitë që po rindërtohen me pronarë shqiptarë janë mbuluar me parulla ekstremiste të cilat nuk kanë vend në Kosovë. Çfarëdo gjuhe e urrejtes ndëretnike, çfarëdo gjuhe që ndjellë dhunë është e dënueshme. Akterët do të zbulohen dhe do të vihen para drejtësisë. Siç e kemi thënë më herët, për Serbinë e Rusinë s’ka vend në Kosovë”, ka thënë Sveçla.
Ndërkaq, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal është se Qeveria e Kosovës do t’ua garantojë qytetarëve të drejtën elementare për kthim në shtëpitë e tyre.
Ai ka paralajmëruar se sapo të kthehet në zyrë do të shpallë thirrjen e re në vlerë prej 3 milionë eurosh, e cila do të ketë në fokus ndërtimin e shtëpive të reja.
“E drejta për t’u kthyer në shtëpitë e tyre dhe për të rindërtuar shtëpi është e drejtë për secilin qytetar, është e drejtë elementare. Qeveria do ta garantojë këtë drejtë. Vitin që lamë pas kemi filluar ndërtimin e 40 shtëpive në katër komunat veriore vitin e kaluar.
Këto grafitë tregojnë që Serbia nuk është e interesuar për normalitet dhe nuk është e interesuar që të ketë orientimin evropian. Sigurisht se Kjo tregon se ku është e orientuar Serbia. Por neve si Qeveri këto nuk na trembin dhe nuk do të ndalim me ndërtimin e shtëpive për të gjithë qytetarët. Dhe sot sapo të kthehem në zyre do të fillojmë me thirrjen e re në vlerë prej 3 milionë euro e cila do të ketë në fokus ndërtimin e shtëpive për komunitetet në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…