FOTO&VIDEO

Tahiri: Vendimi për mbylljen e gastronomisë është i rëndë, do të shkaktojë dëme ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot pas takimit me drejtuesit e institucioneve shëndetësore në një konferencë për media, ka prezantuar disa nga masat e reja pas rritjes së rasteve dhe viktima me koronavirus në Kosovë.

Qytetarët e Komunës së Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Vushtrrisë duke filluar nga nesër në ora 21:00  nuk do të lejohen të lëvizin deri në ora 05:00 të mëngjesit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se ky vendim është i rëndë dhe do të shkaktojë dëme të pallogaritshme tek gastronomia dhe ekonomia në këtë qytet.

“ Padyshim që është vendim i rëndë, do të shkaktojë dëme të pallogaritshme tek gastronomia edhe tek ekonomia. Por ka qenë e domosdoshme të merren masa, por jo vetëm në disa qytete. Pa diskriminim, por në të gjitha qytetet”, tha Tahiri.

Ai shtoi se fakti që Vushtrria është aq afër Prishtinës dhe shumë qytetarë të Vushtrrisë punojnë në Prishtinë , ka bërë që qytetarët të infektohen në vendin e  tyre të punës.

“Ajo që na mungon, një bazë e qartë ligjore e gjobave ndaj atyre që nuk i respektojnë masat, distancën. Sa më parë të bëhet ky ligj, do të jetë më lehtë për komunat, për shqiptimin e gjobave”, tha Tahiri në një lidhje direkte në RTV Dukagjin.

Tahiri po ashtu tha se sot nuk ka pasur ndonjë viktimë nga koronavirusi në Vushtrri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

4 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

19 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago