Të dhëna shqetësuese kanë dalë në lidhje me shpërthimin e fuqishëm në Bejrut që iu mori jetën të paktën 135 qytetarëve dhe plagosi mbi 5000 të tjerë.
Burime nga inteligjenca që po ndihmon në hetime bëjnë me dije se pas ngjarjes fshihet një komando e përbërë nga 4 persona që hynë në magazinë për të ndezur zjarrin për t’ia vënë më pas fajin Izraelit.
Synimi mendohet të ketë qenë denoncimi i agresionit izraelit disa ditë nga verdikti për katër anëtarët e Hezbollahut të përfshirë në vrasjen e kryeministrit Rafiq Hariri. Dhe për këtë arsye, në një klimë tensioni justifikohej një sulm i ardhshëm i Hezbollahut mbi Izraelin.
Sipas të njëjtave burime, komanda me katër burra nuk ishte në dijeni se sa nitrat amoni ruhej në port. Ata madje nuk e dinin as për municionet dhe raketat që mbaheshin në depo.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…