KRYESORE

Të gjithë udhëheqësit evropianë kanë mbërritur për takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë

Para takimit me Presidentin amerikan Donald Trump, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nisur tanimë takimet me liderët evropianë.

Më herët, Zelensky tha se “qëllimi kryesor i Ukrainës është një paqe e besueshme dhe e qëndrueshme” për veten dhe Evropën.

Ai tha se Rusisë duhet t’i ushtrohet presion për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë dhe “përpjekjeve të reja për pushtim”.

Mesazhi, i postuar ndërsa udhëheqësit evropianë hyjnë në Shtëpinë e Bardhë, përfshin një video të Zelensky duke takuar udhëheqësit në ambasadën ukrainase në Washington, në një lëvizje për të treguar frontin e bashkuar në anën lindore të Atlantikut.

Sakaq Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thirrur një video-konferencë të udhëheqësve të BE-së më 19 gusht për të diskutuar rezultatin e takimeve të nivelit të lartë në Washington mbi Ukrainën.

“Kam thirrur një video-konferencë të anëtarëve të Këshillit Evropian, për një përmbledhje të takimeve të sotme në Washington D.C. mbi Ukrainën,” shkroi Costa.

“Së bashku me SHBA-të, BE-ja do të vazhdojë të punojë drejt një paqeje të qëndrueshme që mbron interesat jetësore të sigurisë së Ukrainës dhe Evropës,”.

Një burim nga BE-ja i tha Kyiv Independent se disa udhëheqës të BE-së kishin shprehur interes për një përmbledhje të tillë, veçanërisht ata që nuk ishin të pranishëm në Washington.

Udhëheqësit evropianë, përfshirë Presidentin Francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministren italiane Giorgia Meloni, Presidentin Finlandez Alexander Stubb, Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, po shoqërojnë Presidentin Volodymyr Zelensky në Washington për bisedime me Presidentin Trump.

Samiti vjen pas takimit të Trump më 15 gusht në Alaska me Presidentin rus Vladimir Putin, në të cilin Zelensky nuk ishte i ftuar. Trump tha se të dy “bënë disa përparime” në paqe, por nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Sipas qeverisë gjermane, diskutimet në Washington do të mbulojnë gjendjen e përpjekjeve për paqe, garancitë e sigurisë, çështjet territoriale, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën dhe ruajtjen e presionit të sanksioneve.

Privatisht, zyrtarët evropianë i frikësohen një përsëritjeje të shkurtit, kur një takim midis Trump dhe Zelensky në Zyrën Ovale u shndërrua në një debat të nxehtë mbi ndihmën e SHBA-ve për Ukrainën, raportoi Politico më 16 gusht.

Përplasja në shkurt e shtyu Trump të anulonte një marrëveshje të planifikuar SHBA-Ukrainë për mineralet dhe të akuzonte publikisht Zelenskyn se “nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën Ovale të dashur” në një postim në Truth Social.

Marrëveshja për mineralet u nënshkrua një muaj më pas.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

5 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

9 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

9 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

18 orë ago