LAJME

Të hënën protestë për rrugën që lidh Dukagjinin me Shkodrën, Gjergj Luca: Banorët të bashkohen! Politika t’i lërë përrallat që na kanë sakatuar

Të hënën banorët e Dukagjinit kanë thirrur një protestë për ndërtimin e rrugës që e lidh këtë krahinë historike me Shkodrën. Në mbështetje të protestuesve ka dalë edhe biznesmeni i njohur, Gjergj Luca i cili ka kërkuar që sa më shumë banorë të marrin pjesë në protestën e të hënës për të kërkuar ndërtimin e rrugës që lidh Shkodrën me Alpet e Dukagjinit.

“Nga pamundësia për të marrë pjesë në një ftesë që më ka ardhur nga Dukagjinsit e mi në një tubim që do të bëhet në Shkodër për të këtkuar një të drejtë të ligjshme të tyre që e kërkojnë prej kaq vitesh. Për të lidhur 30 katundet e Dukagjinit deri në Theth ndjej se duhet të bëj një prononcim publik që t’i bashkoheni tubimit”-tha Luca.

Ai bëri thirrje që të lihen mënjanë ndasitë mes partive politike dhe të punohet për të bërë të mundur ndërtimin e rrugës që do të mundësojë lidhjen mes Shkodrës dhe trevës historike të Dukagjinit.

“Me këtë rast i bëj thirrje politikës që t’ i lejë përrallat e majtë dhe e djathtë ditën e hënë. T’i lënë përrallat që na kanë sakatuar 30 vite. Ka 30 vite që vazhdon kjo përrallë. Në këtë vend ka punëtorë dhe legena. Nuk ka më të djathtë dhe të majtë por njerëz që duan të ecin përpara”-shtoi ai.

Ndërsa theksoi se nëse një rrugë e tillë ndërtohet, atëherë vetë ai do të ndërtojë bujtinën e parë për vizitorët nga të gjitha trevat e vendit.

“Unë iu garantoj se Bujtinën e parë në Xhan do e ndërtoj unë. Nëse qeveria na jep mundësinë dhe thotë se do të ndërtojë një rrugë të tillë, atëherë unë do bëj bujtinën e parë. Me gjithë ata burra në Dukagjin që janë pafund”-përfundoi Luca.

Protesta e paralajmëruar nga banorët e Dukagjinit do të mbahet ditën e hënë në qytetin e Shkodrës. Protesta do të nisë në orën 10:00 para bashkisë Shkodër dhe më pas do të zhvendoset drejt prefekturës. Njoftimi është shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe për këtë ka reaguar edhe biznesmeni, Gjergj Luca i cili është me origjinë nga Dukagjini.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

11 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

15 orë ago