KRYESORE

“Të q* fisin”, faqja nacionaliste maqedonase shpërthen me ofendime ndaj Meidanit: Shko në shtëpi

Një faqe nacionaliste ekstremiste në Maqedoninë e Veriut ka publikuar mesazhe fyese dhe gjuhë urrejtjeje ndaj ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani.

Faqja “Македонија на Македонците” (“Maqedonia e Maqedonasve”) ka shpërndarë një postim me ofendime të rënda ndaj diplomatit shqiptar, duke përdorur edhe shprehje banale dhe fyese, ku shkruhet: “Shko në shtëpi, të q*** fisin

Ndërkohë, ditën e sotme A2 CNN raportoi se Denion Meidani nuk do të jetë më ambasador i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Burime nga Shkupi dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëjnë me dije se Meidani pritet të mbyllë para kohe detyrën e tij diplomatike në Shkup.

Jo zyrtarisht mësohet se arsyet e lëvizjes lidhen me pakënaqësitë dhe ankesat e koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE ndaj diplomatit shqiptar për qëndrimet e tij në debatet politike në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht për çështje që lidhen me të drejtat e shqiptarëve dhe përdorimin e gjuhës shqipe.

Sipas burimeve për A2 CNN, Meidani mund të emërohet ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, ndërsa Petrit Malaj mund të zëvendësojë atë në Shkup, megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago