Liderët evropianë, bashkë me kryeministrin kanadez Justin Trudeau kanë mbërritur në Kiev këtë të hënë, për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës në përvjetorin e tretë të fillimit të pushtimit rus.
Në samit mbajti fjalën, dhe Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili përmes një video-lidhjeje dënoi agresionin rus në Ukrainë, duke thënë se Rusia është përgjegjësja e vetme për nisjen e luftës.
Ai theksoi se, megjithë mbështetjen nga Shtëpia e Bardhë, Rusia nuk ka fituar asnjë centimetër legjitimitet në këtë konflikt.
“Është Rusia ajo që e filloi këtë luftë,” tha Steinmeier, duke kundërshtuar hapur presidentin Trump i cili bëri përgjegjëse Ukrainën për nisjen e luftës.
“Rusia mund të ketë fituar një “vesh që e dëgjon” në Shtëpinë e Bardhë, por ata nuk kanë fituar asnjë centimetër legjitimitet.”
Ai theksoi se zhvillimet e fundit kanë forcuar edhe më shumë vendosmërinë e Evropës.
“Dy javët e fundit vetëm sa kanë forcuar vendosmërinë tonë si evropianë. Më shumë se kurrë ne duhet të ngrihemi për veten dhe Ukrainën,” përfundoi ai.
Edhe kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi pas fitores në zgjedhje se Evropa duhet të forcojë sigurinë e saj duke shkëputur varësinë që ka nga SHBA në fushën e mbrojtjes.
Merz, i njohur si një mbështetës i zjarrtë i marrëdhënieve të ngushta me SHBA-në, befasoi shumë me tonin e tij të ashpër. Ai tha se administrata e Donald Trump nuk po tregon më kujdes për Evropën, duke e vënë në dyshim qëndrueshmërinë e aleancës transatlantike.
“Pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar, është e qartë se kjo administratë nuk shqetësohet më për fatin e Evropës,” tha Merz gjatë një debati pas zgjedhjeve të dielën. “Prioriteti im absolut do të jetë forcimi i Evropës, në mënyrë që të mund të arrijmë pavarësinë nga SHBA hap pas hapi.”
Ai madje sugjeroi se NATO, në formën e saj aktuale, mund të mos ekzistojë më në të ardhmen, duke nënkuptuar nevojën për një mbrojtje të pavarur evropiane.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…