Para objektit të Komunës së Zveçanit, që është bllokuar nga serbë, janë dëgjuar të shtëna me armë para pak minutash.
https://www.youtube.com/watch?v=BpYb-EvGUg0&ab_channel=FMImagesAlbania
Pas të shtënave, disa qytetarë kanë filluar të largohen prej aty, derisa në pamjet e publikuara dëgjohen edhe bërtima.
Nga Policia e Kosovës ende s’ka ndonjë konfirmim për këtë rast. Pak më herët, Policia tha se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse, raporton Express.
“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftim.