Gjuajtje me armë zjarri kanë ndodhur në orët e vona qendër të Klinës.
Si pasojë dyshohet se ka edhe persona të plagosur.
Sipas raportimeve të mediave lokale, një person është transportuar drejt Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe hetuesit policor po i kryejnë hetimet.