“Të të vijë turp, komunist”, plas keq në Kuvend, Gramoz Ruçi e përjashton nga seanca, Ralf Gjoni nuk përmbahet

Seanca e Kuvendit e cila po vijon prej paradites është shoqëruar me debate të forta pak minuta më parë mes kryetarit Gramoz Ruçi dhe deputetit të LSI-së, Ralf Gjoni.

Kryetari i Kuvendit i ka ndërprerë fjalën deputetit Ralf Gjoni me argumentin se ishte jashtë rendit të ditës dhe i kërkoi të lironte foltoren.Por Gjoni nuk i është bindur urdhërit të Gramoz Rucit. Pas disa paralajmërimeve ky i fundit e ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e opozitës së re.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer Ralf Gjonit, duke shpërthyer në akuza ndaj Gramoz Rucit.

“Të të vijë turp, komunist. E ke kthyer Kuvendin në pronë private”,- tha Gjoni.

Debati:

Gramoz Ruçi: Zoti Gjoni, fol për ligjin

Ralf Gjoni: Po flas për ligjin

Gramoz Ruçi: Jo për flet për institucionet e drejtësisë jo për ligjin

Ralf Gjoni: Ti nuk e ke tagrin për ta vlerësuar

Gramoz Ruçi: Po e kam unë. Ulu, ulu të mos marr masë se e ke zaptuar foltoren, edhe njëherë po të tërheq vërejtjen. Po të paralajmëroj se do të përjashtoj nga seanca. Nëse do të vazhdosh të mbash foltoren do të përjashtoj për 10 ditë.

Ralf Gjoni: Zoti Kryetar nuk kam mbaruar fjalën, kjo nuk është pronë private e jotja

Gramoz Ruçi: Do të përjashtoj, se kur dy minuta që po zapton foltoren dhe përjashtohesh

Ralf Gjoni: Kjo është turp e faqe e zezë! Turp!

Gramoz Ruçi: Sipas nenit 65 pika b, pas vërejtjes përjashtohesh nga seanca

Ralf Gjoni: Komunist, shikoni simbolin e komunizmit! nuk ke turp!

Gramoz Ruçi: Gjoni nëse nuk zbaton urdhrin do të kërkoj të përjashtohesh 10 ditë. Dil nga seanca! Dil përjashta

Ndërhyn nga vendi Kujtim Gjuzi

Gramoz Ruçi: Gjuzi mos fol se do të përjashtohesh edhe ti, të është hequr e drejta e fjalës, të mësohesh me rregull