Irani zyrtar ka deklaruar ditën e sotme se lufta me SHBA-në dhe Izraelin do të përfundojë kur të kompensohen të gjitha dëmet dhe të hiqen sanksionet ndaj Teheranit.
“Mos sulmoni infrastrukturën tonë. Nëse e bëni, nuk do të jetë më sy për sy; do të jetë kokë për sy, gjymtyrë për sy”. Ky ishte paralajmërimi i lëshuar nga Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës Revolucionare dhe anëtar i Këshillit për Dallimin e Interesave Shtetërore Iraniane.
“Do të paralizoheni dhe do të mbyteni në Gjirin Persik. Ditët e fundit të shpëtimit amerikan po mbarojnë”, shtoi ai në televizionin shtetëror, duke iu referuar drejtpërdrejt Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Zyrtari specifikoi se “lufta do të vazhdojë derisa të riparohen të gjitha dëmet, të hiqen të gjitha sanksionet ekonomike dhe të merret një garanci se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në punët e Iranit. Ky është vendimi i kombit tonë, i udhëheqësit tonë dhe i forcave tona të armatosura.”
Reagimi i Teheranit erdhi pas deklaratave të fundit të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Irani nuk përbën më kërcënim dhe se po arrihet dakordësi në disa aspekte mes dy vendeve.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…