BREAKING NEWS

Temperaturat e larta, nga sot kufizohet orari i punës për këto tri kategori – çka thuhet në vendimin e MSh’së

Nga sot e deri më 20 korrik, gratë shtatzëna do të lirohen nga puna, qytetarët me sëmundje kronike do të punojnë me orar të shkurtuar deri në katër orë si dhe ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00-17:00, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky vendim erdhi në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave.

“Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta”, thuhet në njoftim.

Ministria ka paralajmëruar edhe masa të tjera.

“Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera.”

Ndryshe, vala e të nxehtit në vend do të vazhdojë edhe përgjatë kësaj fundjave, sipas “Mendimi për motin”.

Orëve të pasdites përreth zonave malore, me zhvillime më të fuqishme të vransirave, mund të priten mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.  Temperaturat minimale zbresin në 18C e 20C, e ato maksimale shkojnë deri në 35C e 37C, lokalisht 38C.

Vala e të nxehtit, në bazë të trendeve më të fundit, me gjasë do të zgjasë edhe gjatë javës së ardhshme, deri në pjesën e dytë, kur paraqiten tendenca për rënie të temperaturave.

“Nga pjesa e dytë e javës shfaqen sinjale që të kemi zhvillime të rrebesheve dhe bubullima në pjesë malore të vendit, por që mund të përfshinë edhe pjesë të ulëta duke shkuar në fundjavën vijuese.  Temperaturat pas një rritje në fillim të javës, deri në 37C e 38C, mund të zbresin në 34C e 35C”, thuhet në njoftiim.

Pas datës 22, temperaturat mbesin ende të larta mbi 30C, ndërkohë që edhe sinjalet për të reshura mbesin të pranishme, kryesisht në formë rrebesesh.  Temperaturat minimale, sidomos nga pjesë urbane nuk pritet të zbresin nën 20C, duke regjistruar edhe netë tropike.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago