Tension të ri në marrëdhëniet diplomatike mes Parisit dhe Ankarasë është shkaktuar nga deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron nga Algjeria.
Presidenti francez denoncoi atë që e quajti manipulimin masiv kundër Francës nga “islamistët politikë” në Afrikë. Ai madje sulmoi Turqinë për këtë, duke thënë se “Franca ishte në shënjestër të islamistëve politikë që janë armiqësorë ndaj Francës”.
Macron tha gjithashtu se “në Turqi, Rusi dhe Kinë ka rrjete aktivizimi, axhendash neokoloniale dhe imperialiste kundër Francës” dhe shtoi: “Ka vetëm një armik për ta dhe ajo është Franca”.
Deklaratat e Macron nxitën reagimin e ashpër të Ministrisë së Jashtme turke, e cila iu përgjigj me frazën se “armiqësitë në Afrikë vijnë nga e kaluara koloniale e Francës”.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…