KRYESORE

Tensionet Rusi-Turqi/ Fregatat ruse futen në Stamboll

Turqia i ka shpallur objektiva armiqësor që mund të goditen kurdoherë të gjitha bazat dhe mjetet ushtarake të Presidentit Asad pas sulmit të mbrëmshëm, i cili la dhjetra ushtarë turq kanë humbur jetën në Idlib të Sirisë.

Sëfundmi, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se ushtria turke nuk duhej të ishte në zonën ku ndodhi sulmi pasi atje mendohej se ishin grupet militante që luftojnë kundër Asadit.

Në këtë mënyrë, Rusia ka pranuar në mënyrë indirekte se ishin avionët e saj që mbytën dhjetra ushtarë turq mbrëmë, raporton abcnews.al.

Fill pas sulmit të mbrëmshëm, në Turqi u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare për të parë se si do të veprohet nga tani e tutje me Sirinë.

Ka raportime se Turqia do t’i shpallë luftë Sirisë duke nisur një operacion në shkallë të gjerë, gjë e cila ka nxitur reagimin rus.

Sëfundmi, Rusia ka kaluar në ngushticën e Bosforit dy fregata të pajisur me raketa të avancuara. Bëhet fjalë për fregatat Admiral Grigoriviç dhe Admiral Makarov.

Fregatat ruse janë nisur herët në mëngjes nga Deti i Zi dhe do të pozicionohen në Egje, përballë territorit sirian.

Kalimi i shpejt nga Deti i Zi për në Mesdhe ka të bëjë me përgatitjet e Rusisë për ndonjë tensionim të mëtejshëm të situatës nga e cila Turqia të mbyllë ngushticën e Bosforit dhe Dradanelet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago