LAJME

Tentohet të eliminohet Izet Haxhia në burg

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili është i dënuar përjetë për vrasjen e Azem Hajdarit, është kërkuar të eliminohet në burg, përmes helmimit.

Kështu ka bërë me dije avokati i tij, Idajet Beqiri, duke sjellë në vëmendje se më 10 prill, në dhomën e izolimit të Burgut të Reçit, ku Haxhia mbahet si i paraburgosur, ka shkuar një “pako me ilaçe”.

Haxhia ka pyetur menjëherë punonjësit e burgut, lidhur me familjarët, të cilët i kishin sjellë këto ilaçe.

Nga ana e punonjësve, është pohuar se medikamentet dhe vitaminat, janë sjellë nga familjarë të Haxhisë.

“Meqenëse Izet Haxhia plotësimin e nevojave të tij për ilaçe, ushqime etj., i bënë vetëm përmes motrës së tij me banim në Tiranë, i ka telefonuar asaj. Motra e tij Ilmia, tepër e shqetësuar, e ka vënë në dijeni se nuk i ka sjellë asnjë lloj “ilaçi” atij, dhe e ka porositur të vëllain që të mos i përdorte ato në asnjë rrethanë!”.

Kështu ka pohuar avokati i tij, duke saktësuar se më pas, i burgosuri ka kërkuar një takim urgjent me drejtuesin e Burgut të Reçit.

Më pas, një përfaqësues ka shkuar të takohet me Haxhinë dhe i ka shpjeguar se është bërë një “gabim”, pasi dërgesa nuk dihej cilit të burgosur i përkiste, sikurse nuk identifikohej as personi që i kishte futur këto “ilaçe” deri në dhomën e izolimit të Burgut ku qëndron Izet Haxhia.

Në bazë të fjalës së avokatit, Haxhia është larguar me urgjencë nga Burgu 302 “Mine Peza” në Tiranë dhe është transferuar në Burgun e Reçit me arsyetimin se ishte në kushte paraburgimi dhe duhet të kalonte në regjim kampi në IEVP Reç.

Më pas, për 20 ditë, ai është mbajtur i izoluar shumë më keq se një i paraburgosur, duke lënë edhe shkas për veprime të tilla të dyshimta, ku dyshimet e mëdha janë se është kërkuar që Haxhia të eliminohet fizikisht, sipas avokatit.

“Bota e krimit, e cila i ka tentakulat e saj shumë të forta në Burgje, për shkak të një kallëzimi penal tepër serioz që Izet Haxhia ka bërë kundër ish Presidentit të Republikës Sali Berisha, ish Kryeministrit Ilir Meta etj., kallëzim penal që është regjistruar në SPAK në vitin 2019 dhe është në proces hetimi, kërkojnë eliminimin e tij.”, përmbyll avokati.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

10 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

18 orë ago