Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë, në orën 23:09.
Sipas USGS, epiqendra e tërmetit me magnitudë 5,7 ka qenë në Stolac, të Bosnje-Hercegovinës, pranë Dubrovnikut (Kroaci), 234 km në veriperëndim të Tiranës.
Thellësia e tërmetit ishte 15 km.
Tërmeti është ndjerë jo vetëm në Hercegovinë, por edhe në Dalmaci dhe në pjesën më të madhe të Bosnje-Hercegovinës, por edhe në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri.
Tërmete të mëvonshme mund të ndodhin në orët / ditët në vijim, paralajmëron EMSC.