Tërmeti i fuqishëm, konfirmohen 6 persona të vdekur, mbi 150 të plagosur

Emergjencat Civile kanë konfirmuar 6 persona të vdekur deri tani nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin në orën 03:39 të së martës.

Sipas Emergjencave Civile, një person humbi jetën pasi u hodh nga banesa nga paniku, ndërsa dy të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat e një pallati në Thumanë. Po ashtu është nxjerrë një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e një shtese të një pallati në Durrës.

Po ashtu, mbi 150 persona raportohen të lënduar.

https://www.facebook.com/FMimagesAlbania/videos/2525577634382249/