FOTO&VIDEO

Testimet japin shpresë! Një ilaç i ri inteligjent kundër kancerit zhduk tërësisht tumoret

Një trajtim i ri revolucionar ka sjellë rezultate të paprecedentë në mjekësi, duke arritur të zhdukë plotësisht tumoret te disa pacientë me kancer të avancuar. Bëhet fjalë për një injeksion me veprim të trefishtë, i cili u testua te pacientët që nuk reagonin më ndaj kimioterapisë apo imunoterapisë tradicionale.

Ilaçi i quajtur Amivantamab, i zhvilluar nga kompania Johnson & Johnson, u testua në një projekt ndërkombëtar në 11 shtete. Në provat klinike morën pjesë 102 pacientë me kancer të kokës dhe qafës (lloji i gjashtë më i përhapur në botë). Rezultatet ishin befasuese! Te më shumë se një e treta e pacientëve (43 persona) tumoret u zvogëluan ndjeshëm, ndërsa në 15 raste ato u shkrinë plotësisht brenda pak javësh.

Sipas shkencëtarëve nga Instituti i Kërkimit të Kancerit në Londër (ICR), ky zbulim është një hap gjigant përpara. Pacientët e përfshirë në studim kishin jetëgjatësi të kufizuar dhe opsione të pakta mjekimi. Për më tepër, trajtimi ka treguar efikasitet të ngjashëm edhe te pacientët me kancer në mushkëri. Aktualisht, ai po vlerësohet në rreth 60 prova të tjera klinike për tumoret në tru, stomak dhe zorrë.

Si funksionon kjo “vaksinë”? Ky mjekim inteligjent sulmon kancerin në tre rrugë: Bllokon proteinën EGFR, e cila ndihmon rritjen e tumorit. Bllokon rrugën MET, të cilën qelizat kancerogjene e përdorin për t’i shpëtuar mjekimit. Aktivizon sistemin imunitar të vetë pacientit për të sulmuar sëmundjen.

Ndryshe nga trajtimet e zakonshme me vigon, ky ilaç jepet si një injeksion i thjeshtë nën lëkurë çdo tri javë, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të lehtë. Efektet anësore ishin kryesisht të lehta, duke u mundësuar pacientëve t’i rikthehen jetës normale, të flasin pa dhimbje dhe të ushqehen rregullisht.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago