Armët serbe që kanë përfunduar në Ukrainë përmes vendeve të treta, duket se po testojnë marrëdhëniet e ngushta mes Beogradit dhe Moskës.
Pasi Financial Times publikoi artikullin me titull, “Serbia mbyll një sy për faktin se armët e saj përfundojnë në Ukrainë”, një sërë zyrtarësh rusë kanë reaguar lidhur me çështjen.
Teksa komentoi informacionet, zv/ministri i jashtëm Alexander Grushko tha se dy vendet do të diskutojnë mbi kërcënimet e mundshme lidhur me dërgesat e armatimeve.
Shkëmbimet e opinioneve mbi kërcënimet e sigurisë mes vendeve janë pjesë përbërëse e dialogut politik midis Rusisë dhe Serbisë.
Sigurisht, kjo vlen edhe për çështjet e dërgesave ushtarake.
Sipas artikullit të Financial times, i cili nga mediat në Moskë, komentohet si përpjekje për të përçarë Serbinë me Rusinë, që nga fillimi u luftës në Ukrainë, kjo e fundit ka mund të sigurojë municione me vlerë 800 milion euro nga Beogradi, përmes vendeve të treta.
Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, deklaroi se do qëndronin në kontakt me Serbinë për të verifikuar informacionin lidhur me municionet serbe.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…