Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është përgjigjur Alexander Sorosit, i cili akuzoi Bashkimin Evropian për Albanofobi, pas refuzimit që iu bë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarsim në BE.
Thaçi tha se nuk duhet lënë asnjë tabu, paragjykim apo stereotip të pengojë që të ketë një debat kuptimplotë për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE’së.
“Ne nuk duhet të lëmë asnjë tabu, paragjykim apo stereotip të na pengojnë që të kemi një debat kuptimplotë për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së. Unë mirëpres ftesën e Alex Soros për një debat të tillë”, ka thënë ai.
Pas refuzimit që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën për negociatat në BE, Alexandar Soros përmes një postimi në Twitter, kishte thënë se Evropa duhet të pranojë se vuan nga Albanofobia.
“Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Këshill”, ka thënë Soros.