Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter ka reaguar për tërmetin në Turqi.
Thaçi ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe ka thënë se Kosova është e gatshme të dërgoj menjëherë ndihmat operative, transmeton Indeksonline.
“Zemrat tona u drejtohen familjeve të viktimave dhe atyre të lënduar nga tërmeti që goditi Elazigin. Kosova është e gatshme të dërgoj ndihma të menjëhershme operative, ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike.”, ka shkruar presidenti Thaçi.