Miliarderi rus Oleg Deripaska tërhoqi vëmendjen e mediave botërore pasi bëri një deklaratë të rrallë kundër luftës, të cilën ai e përshkroi si “të çmendur” dhe bëri thirrje për një armëpushim pa para kushte.
Deripaska i bëri komentet e tij në një intervistë për Nikkei Asia në Japoni këtë javë, nga margjinat e një takimi të biznesit në Azi-Paqësor (APEC), ku ai përfaqësoi zyrtarisht Rusinë.
Deripaska kritikoi shpenzimet e mbrojtjes të vendit të tij dhe bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” në Ukrainë, duke thënë: “Nëse doni të ndaloni luftën, së pari duhet të ndaloni zjarrin”.
Komentet e raportuara shënuan kritikën më të fortë kundër luftës të bëra nga një biznesmen i fuqishëm që ende ka mbetur në Rusi që nga fillimi i konfliktit në shkurt 2022.
“Më parë, pozicioni i Deripaskës për operacionin special ushtarak ishte i paqartë. Tani ai e ka bërë të qartë qëndrimin e tij. Ai është në anën tjetër,” tha filozofi Aleksandër Dugin, i parë gjerësisht si një nga ideologët kryesorë të luftës.
“Kjo është një thikë pas shpine për forcat tona dhe ndihmë për terroristët e ushtrisë ukrainase që kanë pushtuar rajonin e Kurskut ”, shtoi Dugin në një deklaratë të postuar në kanalin e tij Telegram.
Deripaska u përfshi në tregtimin e metaleve teksa Bashkimi Sovjetik u shpërbë, duke bërë një pasuri rreth 2.8 miliardë dollarë, përmes blerjes së aksioneve në fabrikat e aluminit.
Deripaska shkoi më tej në komentet e tij, teksa bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe e cilësoi luftën si një tragjedi për popullin rus dhe ukrainas.
Deripaska ka qenë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 2018 dhe është përpjekur t’i kundërshtojë ligjërisht ato në gjykatat amerikane. Ai ka qenë në sanksionet e Bashkimit Evropian dhe Britanisë që nga viti 2022. Ai i quajti sanksionet “një instrument të shekullit të 19-të” dhe tha se ato ishin joefikase.