FOTO&VIDEO

Thyen kasën e xhamisë për t’i marrë paratë e lëmoshës – arrestohet i dyshuari në Pasjak, i sekuestrohet arsenal armësh

Një vjedhje e rëndë në një objekt fetar ka çuar në zbulimin e autorit të dyshuar dhe në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh dhe municioni.

Më 09.02.2026, imami i xhamisë në fshatin Llabjanë, N. Gashi, ka raportuar se persona të panjohur kishin thyer me mjet metalik kasën e xhamisë, ku besimtarët linin kontribute vullnetare. Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet janë zhvilluar nga Njësia Hetimore e Novo Bërdës.

Si rezultat i veprimeve hetimore, Policia ka arritur të identifikojë si të dyshuar Mustafë Lekën (39- vjeçar). I njëjti nuk është gjetur fillimisht në adresën e banimit, prandaj është aktivizuar kërkimi policor. Më 13.02.2026, ai është ndaluar nga patrulla policore dhe është shoqëruar në Stacionin Policor në Novo Bërdë.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, intervistimi i tij nuk ka mundur të realizohet, ndaj është dërguar për ekzaminim në Spitalin e Gjilanit. Në bazë të raportit mjekësor dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, është rekomanduar verifikimi i posedimit të armëve dhe konfiskimi i tyre.

Me autorizim verbal janë sekuestruar këto armë dhe municione:

• Një pushkë automatike 7.62×39 (kallashnikov);

• Një armë e gjatë me dylbi;

• Dy pushkë të tjera (ajrore dhe sportive);

• Dy karikatorë dhe mbi 30 fishekë për pushkë automatike;

• Një karikator me 35 fishekë për pistoletë;

• Municion i llojeve të ndryshme (përfshirë kalibrat 5.56, 38 Special, 12 GA dhe të tjerë);

• Dy leje armësh.

Siç mëson Sinjali, për armët dhe municionin është lëshuar vërtetim për konfiskim të përkohshëm, ndërsa armët janë marrë në mënyrë preventive për shkak të gjendjes së dyshuar psikike të personit.

Rasti mbetet në trajtim nga organet kompetente, ndërsa pritet vendimi i Prokurorisë Themelore dhe Gjykatës lidhur me masat e mëtejme procedurale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago