Policia në Pejë ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.
Raportohet se personi në foto më poshtë, ndodhet në një burg të Francës, dhe është tiktok-er i famshëm për ata që e përdorin këtë aplikacion.
Pra, ky i dyshuar, hyn me video-lidhje në Tik-tok nga burgu.
“Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejё, ёshtё duke zhvilluar hetime intensive pёr kapjen e personit tё dyshuar pёr veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.
“Nga rrjetet sociale ёshtё siguruar fotografi e personit tё dyshuar mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij”, kështu tha sot Policia e Kosovës, kur e publikoi fotografinë e tij për të kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta kapur.
Gjithashtu, vlen të theksohet se Policia e Kosovës sot arrestoi një person, të njohur si “Valmir bossi”, i cili në rrjetin social TikTok ka publikuar video duke abuzuar seksualisht një të mitur, i lidhur në Tik-Tok me të dyshuarin e lartpërmendur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, i cili ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar pёr 48 orё.
“Pasi qё kemi vërejtur nё rrejtet sociale qarkullimin e njё video incizimit te abuzimit seksual, Stacioni Policor Klinë menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme, dhe sot ne orët e mengjesit, kanё identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar”, tha Rugova.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…