KRYESORE

Tjetër përplasje me Rusinë, ambasadori shqiptar në OKB: Laboratorët e armëve biologjike në Ukrainë, trillime të Moskës

Ambasadori shqiptar në OKB i ka quajtur trillime, pretendimet e Rusisë se ka zbuluar laboratorë të armëve biologjike në Ukrainë. Madje Hoxha ka shkuar edhe më tej duke ngritur alarmin se Rusia përmes këtyre akuzave po përgatit terrenin për të përdorur armët e shkatërrimit masiv.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së është mbledhur me kërkesë të Rusisë, e cila pretendon për zbulimin e laboratorëve të armëve biologjike në Ukrainë.

Sipas Moskës Zyrtare këto laboratore janë financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministria e Mbrojtjes ruse ka publikuar disa dokumente në të cilat thuhej se në Kiev, Karkov dhe Odesa po studiohej mundësia e përhapjes së infeksioneve të rrezikshme përmes shpendëve migrues.

Si Uashingtoni ashtu edhe Kievi i kanë mohuar akuzat, me Shtetet e Bashkuara që thonë se ato janë një shenjë se Moska së shpejti mund të përdorë vetë armët.

Një ndër zërat kritikë ndaj këtyre pretendimeve në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ishte edhe ai i ambasadorit të Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili akuzoi Moskën për përhapjen e lajmeve të rreme, duke theksuar edhe njëherë se Rusia po përgatit terrenin për të përdorur vetë armët biologjike.

“Këshillit nuk duhet t’i rrëfehen trillime apo histori shtangëse. Duhen prova të verifikuara në mënyrë të pavarur dhe të konfirmuara. Ky nuk është rasti. Ne duhet të jemi të shqetësuar për këtë dizinformim, për shtimin e akuzave për armë të shkatërrimit në masë, një mënyrë që Rusia e përdor për të përgatitur terrenin për përdorimin e armëve kimike e biologjie gjatë sulmit që po kryen në Ukrainë, por për të akuzuar të tjerët se po e bëjnë këtë”, u shpreh ai.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Britania e Madhe si edhe përfaqësuesi i lartë i Kombeve të Bashkuara për çështjet e çarmatimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

11 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

18 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

19 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

20 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

24 orë ago