Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje në Lezhë, ku një i mitur ka humbur jetën një javë pasi ishte rrëzuar nga biçikleta.
Korespondenti i Panorama bën me dije se 13-vjeçari Ervin Memaj, banues në Rrilë të Lezhës, ka humbur jetën këtë të shtunë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ishte shtruar prej disa ditësh.
I mituri nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra. Panorama ka konfirmuar se kjo është tragjedia e dytë për familjen Memaj. Mësohet se rreth gjashtë muaj më parë, i mituri kishte humbur edhe të ëmën.