KRYESORE

Tragjedia e oficerit të policisë! I shuhet familja e vëllait dhe xhaxhait në Thumanë (7 të vdekur në rrënoja, vetëm 2 të mbijetuar)

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës u kthye në një tragjedi me dhjetëra të vdekur, mes tyre familjarë, nëna e fëmijë, të rinj, gjyshe që u kthyen në mburojë me jetën e tyre për nipër e mbesa, bashkëshortë e shumë zemra të thyera.

E tillë është edhe historia e një oficerie policie në Tiranë, i cili në Thumanë të Fushë-Krujës u gjend për të kërkuar familjet e vëllait, Albert Carës, dhe xhaxhait të tij.

Fatkeqësisht bilanci ishte mjaft i trishtë. Lëkundjeve të tmerrshme sizmike 6.4 ballë i shpëtuan vetëm vëllai i tij, Albert dhe vajza e xhaxhiat, Lindita Cara. Fëmijët, nusja e vëllait, xhaxhai dhe nusja e tij u ndanë nga jeta në mënyrën më tragjike, në rrënojat e një prej tre pallateve që u shembën totalisht në Thumanë.

Kështu, humbën jetën

Tre vëllezërit Cara

Hasan Albert Cara
Almir Albert Cara
Erisa Albert Cara 25-vjeçe
Stela Cara (E fejuara e Almirit)

Nëna e tyre Fatmira Qazim Cara (bashkëshortja e Albert Carës, vëllait të oficerit të policisë

Anthi Cara – xhaxhai
Sadajana Hysa Cara – gruaja e xhaxhait

Një tragjedi me shuarjen e 7 pjesëtarëve të një familje. Lindita Cara, vajza e xhaxhait të oficerit të policisë u shpëtua mrekullisht, teksa u nxorr e gjallë nga rrënojat kur mund të kishte mbi 15 orë nën rrënoja. Ajo tashmë po merr trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

13 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

13 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

19 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

21 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

21 orë ago