FOTO&VIDEO

Tragjedia në Spitallë, neglizhenca dhe papërgjegjshmëria që vret të pafajshmit

Spitalla ndjen sot një nga dhimbjet më të mëdha që ka përjetuar kjo zonë që pas tërmetit tragjik të viti 2019. Spitalla, por edhe i gjithë Durrësi, sot vajton humbjen e jetës së dy fëmijëve që guxuan të luajnë në trotuar. Familjet e dy engjëjve nuk kanë mundur dot të përballojnë fluksin e njerëzve që kanë ardhur për ngushëllim dhe në vendin ku ndodhi tragjedia, është ngritur një cadër ku priten njerëzit, raporton A2 CNN.

Një tragjedi që erdhi pa asnjë arsye madhore, por nga neglizhenca dhe papërgjegjshmëria.

I vetmi lajmi mirë në këtë tragjedi është që i mituri i tretë që u përplas nga makina, ka kaluar rrezikun për jetën dhe po mjekohet për dëmtimet që ka marrë në Tiranë.

Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar gjithë zinxhirin komandues të drejtorisë së Policisë së Durrës, duke nisur nga që nga drejtori i policisë së qarkut, nëndrejtori përgjegjës për rendin publik dhe shefin e sektorit të qarkullimit rrugor në Durrës, ndërsa kanë nisur hetimet për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast, shkruan A2 CNN.

Nga ana tjetër shkaktari i kësaj tragjedie drejtuesi i automjetit që argëtohej duke pirë alkool dhe duke shkelur gazin e automjetit në rrugët e lagjes nuk ka asnjë alibi për këtë tragjedi. Një tragjedi e paralajmëruar në mënyra të ndryshme por pamundur të parandalohej.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago