Rada Trajkoviç, pas gati 24 orësh të ndalimit në vendkalimin kufitar në Merdare, gjatë rrugës nga Serbia për në Kosovë, është transferuar me autoambulancë në Prokuple për shkak të përkeqësimit të papritur të shëndetit të saj.
Lajmin e ka publikuar vajza e saj në llogarinë e Rada Trajkoviç-it në Tëitter.
“Ekzaminimi tregon shenja të hershme të pneumonisë. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj dhe do t’ju mbajmë të informuar për gjendjen e saj”, shkroi ajo në Tëitter.
Kujtojmë se Rada Trajkoviq është ndaluar dje nga policia serbe në vendkalimin administrativ me Kosovën dhe që nga mbrëmë nuk i është lejuar të hyjë në vend.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një cicërime në rrjetin social Twitter, ka reaguar për ndalimin Rada Trajkoviç’it nga autoritetet serbe.
Ai në postimin e tij ka etiketuar kryediplomatin evropian, Josep Borrell, emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën edhe Euroazinë, Gabriel Escobar, duke iu bërë thirrje që të marrin masa për lirimin e saj.
“Ndalimi 10-orësh në kufi nga regjimi autokratik serb të Rada Trajkoviç’it, këshilltare e ministrit Nenad Rasiç, për herë të dytë këtë javë, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve që respektojnë ligjin”.
Ndryshe, Trajkoviç ishte nisur nga Serbia për në Kosovë, për tu takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, por në kufi asaj iu ndalua hyrja në Kosovë pa asnjë arsyetim zyrtar.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…