People work as Kosovo police and U.S. and EU troops stand by after one police officer was killed, another hurt in Kosovo gunfire, in Josevik, Kosovo September 24, 2023. REUTERS/Fatos Bytyci
Tre terroristë janë vrarë deri më tash nga Policia e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës – ndërsa një është arrestuar, ka njoftuar Policia e Kosovës. Gjithashtu, organet e rendit kanë njoftuar edhe për një polic të plagosur lehtë nga grupi i armatosur rëndë.
“Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta”.
Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar më herët se situata në pjesën veriore të vendit po vazhdon të jetë e tensionuar, derisa grupet kriminale atje kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore kosovare në dhe përreth Manastirit të Banjskës në Zveçan ku edhe janë ngujuar prej mëngjesit.
Gjithashtu, për shkaqe sigurie janë mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak), andaj Policia e Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim dhe të shmangin lëvizjet e tyre në këtë zonë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) e kanë dënuar ashpër vrasjen, ndërsa autoritetet kosovare kanë njoftuar se janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave policore afër Manastirit në Banjskë dhe të cilët i kanë ftuar që të dorëzohen te organet e sigurisë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…