FOTO&VIDEO

Triumfi i ëndërrimtarit! Jeta dhe sfida e Elon Musk

Përjashtuar një moment të vetëm, kur astronauti amerikan Doug Hurley u duk se përplasi kokën tek kapanxha e hyrjes ndërsa hynte në stacionin ndërkombëtar hapësinor, gjithçka tjetër shkoi mrekullisht.

Fluturimi 19 orësh nga baza ajrore Kenedi deri në stacion, u finalizua me ngjitjen e kapsulës space X në ISS duke shënuar kështu një kapitull të ri në eksplorimin e hapësirës. Jo vetëm që dy astronautët, Doug Hurley dhe Bob Behnken u bënë amerikanët e parë që fluturojnë nga toka amerikane në hapësirë në thuajse nëntë vjet, por ata janë edhe të parët astronautë që arritën ISS në një raketë private. Për shumëkënd, misioni i suksesshëm kujton lavdinë e dikurshme, kur bota ishte ngujuar para televizionit për të parë se si Neil Armstrong, hidhte hapat e parë. Dhe njeriu që qëndron pas gjithë kësaj, është Elon Musk, manjati ekcentrik i Silicon Valley që i solli botës PayPal dhe makinat Tesla dhe që tani po i dedikon 37 miliardë dollarë të pasurisë së tij për të shkuar atje ku asnjë njeri nuk ka shkuar më parë. Musk e lancoi kompaninë në fillim të viteve 2000 duke njoftuar se ai ka si qëllim që në pak dekada, jo vetëm të dërgojë një astronaut në mars, por të marrë edhe hapat e parë për të ngritur një koloni njerëzish atje, duke siguruar kështu të ardhmen e njerëzimit nëse një ditë toka do të bëhej e pajetueshme.

Duke thënë se ndjehej i pushtuar nga emocioni, për momentin, ai ia ka dalë mbanë të sheshojë dyshimet e skeptikëve. Shumëkush e quan atë, djalin gjeni. Ai thuhet se ka lexuar të gjithë enciklopedinë britanike kur ishte fëmijë dhe ka mësuar të kodojë kur ishte 10 vjec. Në moshën 12 vjecare ai krijoi dhe shiti produktin e parë të tij teknologjik, një videolojë e quajtur Blastar, për 500 paundë. Ai ka lindur në afrikën e jugut, një prej tre fëmijëve të inxhinierit Errol Musk dhe bashkëshortes së tij. Në shkollë, ka treguar se tallej e një herë madje edhe ishte rrahur keq duke kaluar natën në spital. Në shtëpi, gjërat nuk ishin më mirë. Prindërit ishin ndarë dhe ai e ka quajtur të atin një qenie të tmerrshme njerëzore. Në moshën 17 vjecare, ai mbërrin në Kanada. Fitoi një vend në universitetin e Pensilvanisë dhe pas diplomimit shkon në Silicon Vlley. Atje nis rrugëtimi i tij drejt famës e pasurisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

18 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago