LAJME

“Troja gjendet në Shkodër”, studiuesi vlonjat publikon faktet tronditëse

Shkrimtari, gazetari dhe studiuesi vlonjat, Çlirim Hoxha i ka befasuar të gjithë me deklaratat e fundit. Ai ka publikuar librin e ri “Troja gjendet në Shkodër” dhe e pohon këtë me fakte të ndryshme nga historia.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Hoxha  thekson se shqiptarët e kanë prejardhjen nga pellazgët. Sipas studiuesit, 3250 vjet më parë nuk ka pasur grekë të lashtë dhe nuk kanë ekzistuar.

“Nuk do t’i kisha hyrë fare këtij studimi sepse janë gjëra që të rrezikojnë edhe reputacionin kur nuk je në gjendje të tregosh fakte, ta mbështesësh dhe mbrosh atë që do të tregosh dhe shkruash.

Ajo që më gërrici është që Akademia e Shkencave nuk e pranonte teorinë që shqiptarët e kanë prejardhjen nga pellazgët. Madje, në 1936, profesor Çabej e hedh poshtë këtë teori duke thënë që nuk është kohë t’i mbushim mendjen brezave me teori që kanë lulëzuar në shekullin e 19 për të ngritur moralin e shqiptarëve. Unë isha kundër kësaj të thënë nga profesor Çabej, sepse kisha fakte që shqiptarët e kanë prejardhjen nga pellazgët. Edhe i hyra këtij studimi, duke gjetur fakte dhe duke përdorur si çels gjuhën shqipe dhe arrita në konkuzionin që shqiptarët e kanë prejardhjen nga pellazgët. Edhe lufta e Trojës në vetvete është bërë mes qyteteve-shteteve pellazgëve, dhe jo midis grekëve dhe trojanëve siç na është thënë sot. Pra, 3250 vjet më parë nuk ka pasur grekë të lashtë dhe nuk kanë ekzistuar. Dua të them që ne me grekët jemi i njëjti popull sot, pavarësisht ndarjeve fetare.

Çfarë lidhje kemi ne shqiptarët me trojanët? Ka qenë lufta e Trojës midis grekëve dhe pellazgo-ilirëve, apo luftë midis qytetë-shteteve me njëri-tjetrin? Edhe nga studimi im më rezulton që nuk ka qenë luftë mes grekëve se nuk ka ekzistuar. Mirëpo, grëkët e shpallën pavarësinë ndaj Turqisë 91 vjet para Shqipërisë. Edhe çfarë ndodhi kur Shqipëria nuk dinte ku kishte kokën. Ata morën të gjithë historinë dhe në të gjithë shkollat e botës mësohet se antikiteti i përket atyre. Por a e përmbysim ne dot këtë? Jo. Por a e mësojmë dot ndryshe këtë? Po.  Për këtë arsye mora Iliadën e Homerit dhe e rilexova, për të gjetur vendin ku është Troja”, u shpreh ai ndër të tjera.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

19 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

23 orë ago