KRYESORE

Tronditet politika turke, bosi i mafias tregon si u furnizuan xhihadistët e Sirisë me armë

Bosi i mafias në Turqi, Sedat Peker është duke tronditur politikën turke me rrëfimet e tij nga Dubai, vend ku ndodhet për shkak se është shpallur në kërkim nga policia e Stambollit për shkak të një përplasjeje të fortë në atdhe për kontrollin e “punëve të pista”.

Peker ka publikuar deri më tani 8 video ku fokus ka patur ministrin e Brendshëm Suleyman Soylu si edhe Mehmet Agar, personin që në Turqi njihet si kreu i “shtetit të nëndheshëm”. Mirëpo, në videon e 8 duket se Peker ka kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Presidentin Erdogan duke përmendur njerëz pranë rrethit të tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve si edhe të afërm, siç është dhëndri Berat Albayrak.

Në videon e fundit, Peker ka nisur të tregojë se si Turqia furnizoi me armë dhe mjete të tjera xhihadistët e “Al Nusras” në Siri duke përdorur pikërisht kamionët që dërgoheshin me me ndihma.

“Ata kanë përdorur kamionët që unë dërgoja ndihma në Siri për të dërguar armë në duart e xhihadistëve të Al Nusras. Kur e mora vesh këtë, i ndalova, por më pas mësova që po ashtu si mua, kishin përdorur edhe tre organizata të tjera për dërgimin e armëve tek xhihadistët”, u shpreh Sedat Peker në videon e fundit duke thënë ndërkohë që gjatë ditëve në vijim do të flaës edhe më tepër për raportet e tij me Erdoganin dhe Sirinë.

Një deklaratë e tillë ka shkaktuar mjaft shqetësim në Turqi pasi pohimet e tij në rolin e dëshmitarit mund të përbëjnë shkelje që të ndiqet nga gjykata e Hagës.

Peker, të paktën siç deklaron ai në video, ishte fillimisht bashkëpunëtor me ministrin e Brendshëm Suleyman Soylu, por gjërat u prishën mes tyre pasi nga burgu doli një tjetër bos i mafias, i cili u mbështet nga aleati i Erdoganit në qeveri. Alaatin Çakiçi doli nga burgu me mbështetjen e aleatit të Erdoganit, Devlet Bahçeli dhe sipas Peker u kthyer në personin që do të kryente “punët e pista” të shtetit.

Kjo aleancë e re nxorri nga loja Pekerin, i cili u braktis edhe nga Soylu pas ndryshimit të balancave në pushtetin turk. Ky është edhe shkaku se përse Peker ka filluar të rrëfejë “punët e pista” që ka kryer në emër të qeveritarëve turq duke synuar tashmë jo vetëm ministrin e Brendshëm, por edhe vetë Erdoganin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago