Pas dy vrasjeve të një dite më parë në Elbasan dhe Sarandë, Shqipëria ditën e sotme është tronditur nga një atentat në Vlorë.
Dyshohet se dy persona kanë mbetur të vrarë pasi janë qëlluar me breshëri kallashnikovi brenda një makine.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Vlorë-Levan, në afërsi mbikalimit të Panajasë.
Sipas burimeve nga policia, dyshohet se janë qëlluar ndërsa makina ishte në lëvizje.
Sakaq, menjëherë pas ngjarjes polica ka gjetur një makinë të djegur të Frakull të Fierit.
Dyshohet se makina i përket autorit/autorëve të ngjarës.