Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi përmes një deklarate për shtyp vdekjen e liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi gjatë një operacioni të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në veriperëndim të Sirisë.
Duke folur përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Al Baghdadi aktivizoi xhupin e tij me eksploziv gjatë operacionit të forcave speciale mbrëmjen e së shtunës.
Një një deklaratë të pazakontë për shtyp Trump u shpreh: “Ai vdiq pasi vrapoi në thellësinë e një tuneli që nuk kishte dalje duke qarë e ulëritur gjatë gjithë rrugës. Personi që u përpoq aq shumë të intimidonte të tjerët i kaloi momentet e fundit të jetës së tij në frikë dhe panik total nga forcat amerikane që i ishin vënë pas”. Më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se gjatë operacionit ushtarak në Siri nuk pati asnjë humbje jete në radhët e trupave amerikane.
Abu Bakr al-Baghdadi doli në pah në vitin 2014 kur ai shpalli krijimin e “Kalifatit” në disa zona të Irakut dhe Siri. Grupi që ai drejtonte i quajtur Shtetit Islamik është përgjegjës për dhjetëra mijëra viktima në mbarë botën. Grupi xhihadist vendosi një regjim brutal mbi 8 milionë njerëz në zonat që kishte në kontroll dhe ishte përgjegjës për shumë sulme vdekjeprurës në qytete të ndryshme të botës. Shtetet e Bashkuara më herët gjatë këtij viti shpallën kapitullimin e të ashtuquajturit “Kalifat” të Shtetit Islamik.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…