Presidenti i ShBA-së, Donald Trump deklaroi se biznesmeni miliarder amerikan dhe pronari i Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk, do të detyrohej të kthehej në Afrikën e Jugut pa mbështetjen e qeverisë.
Trump bëri deklarata në lidhje me Musk-un me të cilin pati një mosmarrëveshje së fundmi, në një postim që publikoi në llogarinë e tij në “Truth Social”.
Presidenti amerikan tha se i dinte pikëpamjet e Musk-ut mbi automjetet elektrike përpara se të merrte detyrën, por sërish e mbështeste atë. “Nuk ka asgjë të keqe me automjetet elektrike, por askush nuk duhet të detyrohet të blejë një të tillë”, tha Trump.
Ai e kritikoi ashpër Musk-un për mbështetjen qeveritare, duke thënë: “Nëse nuk do të ishin stimujt qeveritarë, Eloni ndoshta do ta mbyllte biznesin dhe do të kthehej në shtëpi, në Afrikën e Jugut”.
Duke pretenduar se vendi do të bënte një “pasuri” nëse kompanitë në pronësi të Musk-ut do të ndërprisnin prodhimin e automjeteve elektrike dhe aktivitetet e lëshimit të raketave dhe satelitëve, Trump tha: “Ndoshta (Departamenti i Produktivitetit Qeveritar) DOGE duhet ta shqyrtojë këtë”.
Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 12 qershor duke bllokuar planin e Kalifornisë për të hequr gradualisht automjetet me benzinë deri në vitin 2035.
Debati midis Trump dhe Musk
Trump tha se ishte shumë i zhgënjyer nga deklaratat e biznesmenit Musk, i cili la postin e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe bëri kritika të ashpra për projektligjin e uljes së taksave në axhendën e Kongresit.
“Unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie shumë të mirë, por nuk e di nëse ajo marrëdhënie po shkon mirë më. Jam shumë i zhgënjyer me Elonin, edhe pse e kam ndihmuar shumë”, tha Trump.
Musk iu përgjigj deklaratave të Trumpit nga llogaria e tij në X duke thënë: “Nëse nuk do të isha unë, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet. Demokratët do të kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve dhe republikanët do të kishin një shumicë 51-49 në Senat”.
Musk tha gjithashtu se emri i presidentit amerikan Trump ishte përfshirë në dosjet që lidhen me rastin e miliarderit Jeffrey Epstein, i cili u gjet i vdekur në burg ndërsa ishte në gjyq për abuzim seksual me vajza dhe krijimin e një rrjeti prostitucioni, të njohura për publikun si “Dosjet Epstein”.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…