KRYESORE

Trump sulmon Khamenei: Kujdes kur më krahason me një klloun

“I ashtuquajturi Lideri Suprem”, i cili nuk ka qenë aq suprem kohët e fundit, ka thënë gjëra të këqija për Shtetet e Bashkuara dhe Europën. Ekonomia e tyre po shkon drejt greminës dhe njerëzit e tyre po vuajnë. Duhet të jetë shumë i kujdesshëm me fjalët.”

Me këto fjalë Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi përmes Twitterit Ayatollah Ali Khamenei-in, i cili gjatë namazit të së Premtes në Teheran i quajti SHBA “terroristë”.

Trump gjithashtu ka dhënë detaje të reja nw lidhje me vrasjen e gjeneral Souleimanit. Ai tha se ishte informuar nga ushtarakët që e survejonin kreun e Pasdaran nga qielli, se gjenerali ishte takuar nw aeroport me udhëheqësin paramilitar të Irakut Abu Mahdi al-Muhandis, shefi i Hezbollah dhe se kishte urdhëruar eliminimin e të dyve me një goditje të vetme.

“Dy me çmimin e njërit”, – tha presidenti.

Në fakt, disa orë pasi ushtria amerikane pranoi plagosjen e 11 ushtarëve në sulmin e kryer nga Pasdaran në dy bazat amerikane në Irak, autoriteti më i lartë i Republikës Islamike kujtoi se “hakmarrja” për atë që ai e quajti ‘vrasja frikacake e gjeneralit’ të Rojeve Revolucionare të Iranit, të cilin, sipas tij amerikanët nuk mundën ta vrisnin në ‘fushën e betejës’, nxorri lakuriq imazhin e SHBA si superfuqi.

Khamenei e quajti Donald Trump një “klloun” dhe se si pretendon se mbështet popullin iranian, por më pas “e godet atë me një kamë helmuese”, duke kujtuar përkrahjen e shprehur hapur nga presidenti amerikan për protestuesit antiqeveritar, madje me një postin në tweet në gjuhën Farsi.

Dje Khamenei në vazhdën e sulmeve ndaj SHBA, tha gjithashtu se “Marrëveshja bërthamore është një mashtrim”, dhe se “Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar” janë vende që i shërbejnë Shteteve të Bashkuara. ‘Ata- tha lideri iranian- mbajnë doreza mëndafshi ndërsa fshehin brenda duar të hekurta.”

Khamenei sulmoi 3 shtetet europiane për vendosjen e barrierave për pasurimin e uraniumit nga ana e Iranit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pas shkeljes së marrëveshjes bërthamore nga Republika Islamike, e cila ishte zotuar të ngadalësojë procesin pasurimit.

“Gjatë luftës me Irakun, Gjermania furnizoi Sadamin me armë kimike, Franca i dërgoi atij helikopterë për të synuar cisternat e naftës iraniane dhe Britania e Madhe ishte në shërbim të tij me të gjitha mënyrat”, tha Khamenei në predikimin e tij.

Nuk ka mbetur pas Presidenti Hasan Rouhani i cili para pak ditësh, në lidhje me marrëvershjen bërthamore, tha se “Me sanksione e reja të mundshme, ushtarët europianë në rajonin e Lindjes së Mesme do të jenë në rrezik”, dhe se “ata duhet të tregohen të zgjuar, të largohen nga rajoni me paqe dhe jo me luftë”.

Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore, akuzojnë Iranin për shkelje të paktit ndërsa procesi mund të çojë në sanksione të reja të OKB gjë e cila me shumë gjasa do ta dobësonte Teheranin në ndeshje kundër Shteteve të Bashkuara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

14 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago