Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka lëshuar një deklaratë lidhur me vizitën e të dërguarit të tij, Richard Grenell në Kosovë, ku thotë se marrëveshjet e ndërmjetësuar nga administrata e tij janë historike dhe nuk duhet të braktisen.
Trump theksoi se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit ekonomik.
“Populli i mrekullueshëm i Serbisë dhe Kosovës kanë kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit të tyre ekonomik. Marrëveshjet e ndërmjetësuara nga administrata ime janë historike dhe nuk duhet të braktisen, shumë jetë janë në pikëpyetje. Rajoni është shumë i rëndësishëm dhe njerëzit kanë pritur shumë gjatë që kjo punë të lihet mënjanë”.
Në këtë deklaratë të publikuar nga Taylor Budoëich, drejtor për komunikim i Trumpit, ky i fundit thotë se Richard Grenell e vizitoi kufirin Kosovë – Serbi pikërisht për ta theksuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë.
Ai thotë se normalizimi mes të dy vendeve është i mundur, por tha se kjo kërkon përpjekje të sinqertë.
“Grenell vizitoi kufirin Kosovë-Serbi për të theksuar këtë marrëveshje të rëndësishme. Ashtu siç dëshmuam në Lindjen e Mesme me Marrëveshjet e Abrahamit, paqja dhe normalizimi ekonomik është i mundur, por kërkon një përpjekje të sinqertë dhe udhëheqje të palëkundur. Paqja është e mundshme, mos u dorëzo – prosperiteti afatgjatë për këto dy kombe është në pikëpyetje!”.
45: The great people of Serbia and Kosovo have overcome tremendous obstacles in their pursuit of economic normalization. The agreements my administration brokered are historic and should not be abandoned, many lives are at stake. pic.twitter.com/BIs3lI5jjf
— Taylor Budowich (@TayFromCA) November 11, 2021