Ditët e fundit thuhet se media të shumta austriake, gjermane dhe sllovene kanë shkruar se Kroacia është bërë shumë e shtrenjtë për pushime.
Madje, sipas tyre, një pushim në Adriatik kushton një mijë euro në javë për person, sipas një të përditshmeje austriake.
Sllovenët raportojnë se çmimet në restorante dhe dyqane janë rritur dhe statisticienët gjermanë thonë se Spanja, Portugalia dhe Greqia janë më të lira se Kroacia, shkruajnë mediat e huaja.
Dhe më konkretisht, është një portal austriak që thuhet se ka shkruar se çmimet kanë “shpërthyer” në Kroaci.
Aty bëhet e ditur se dy vjenezë hëngrën peshk të kategorisë së parë, patate të skuqura, pinë tri pije alkoolike dhe një shishe ujë mineral.
Ata deklarojnë se për fat e kishin gëlltitur edhe copën e fundit të ushqimit kur u erdhi fatura sepse në të kundërt “do t’i kishte mbetur në fyt”.
Kjo për faktin se, siç pretendohet, ata kanë paguar 148 euro e 75 cent.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…