Klevis Gjeluci, një 20 vjeçar nga Shkodra ndodhet prej më shumë se dy javësh në gjendje kome, pas një aksidenti automobilistik që ka pësuar. Miqtë e tij kanë ndërmarrë iniciativën për të mbledhur fonde nga të gjithë ata që kanë mundësi, pasi familja nuk e përballon dot koston e operacionit.
Romario Dragani dhe Gabriel Kola njoftojnë se Klevisi ndodhet prej datës 27 shtator në gjendje kome në spital, është shtruar në dy prej spitaleve më të mira në Shqipëri, por stafi ka thënë se nuk ka kapacitetet e duhura dhe nuk mund ta bëjnë operacion.
Në këto kushte, familja kërkon ndihmën e shqiptarëve për të kontribuuar sadopak për të shpëtuar jetën e djalit të tyre. 20 vjeçari Klevis Gjeluci duhet të operohet në spitale jashtë vendit, në Itali ose Gjermani, por kosto e operacionit në tru shkon 600,000 euro dhe familja nuk ka mundësi.
Nisma është hapur në faqen e dhurimeve “gofundme” , nëse doni të dhuroni para për të kontribuuar në operacionin e të riut nga Shkodra, “KLIKO KËTU”.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…