Një gjykatë në Berlin e ka hedhur poshtë si të papranueshme padinë për shpifje kundër ambasadorit të Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, sipas Valdet Devës, i cili paraqitet si pasardhër i Xhafer Devës, politikanit shqiptar të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, të cilin diplpmati gjerman e cilësoi “bashkëpunëtor të ngushtë të nazistëve”.
Valdet Deva, i cili para gjashtë muajsh dorëzoi padinë kundër ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, shkroi sot në Facebook se Gjykata e hodhi poshtë padinë “ne baze te asaj se pala paditese nuk ka permbushur kushtin per tentim pajtimi/mareveshjeje midis paleve”.
“Une me rastin e paraqitjes se deshmive prane kesaj Gjykate, kam parashtruar deshmite me shkrim, nder te tjera te gjitha letrat e derguara ne adresen e ambasadorit Rohde, ku i kerkoj takim dhe i jap mundesine per paraqitjen e provave ose kerkimfalje per deklaraten e tij. Duket se kjo nuk paska mjjaftuar per Gjykaten e Berlinit”, shkroi Valdet Deva.
“Ne anen tjeter, mbas paraqitjes se provave ne lidhje me kete padi prane Gjykates, asnjehere nuk mu prezentua pergjegja nga pala tjeter, gje qe eshte e doeosdoshme dhe normale ne proceduren ligjore ne rast padije private. Siq thote fjala e populit ” I forti ban gjithqka”!”, shtoi ai.
Valdet Deva thotë se nuk e ndjen veten të mundur në këtë proces gjyqësor, por se do të vazhdojë “punën për ndriqimin e figurës së Xhafer Devës” dhe “kthimin e pronave te familjes Deva”, të cilat thotë se “u konfiskuan nga pushtuesi Serbosllave dhe argatet e tyre shqipfoles”.
Në shkurt, pasi Ministria e Kulturës po planifikonte restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, Rohde doli kundër, duke e cilësuar atë si “bashkëpunëtor të ngushtë të nazistëve”.
“Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës, të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas”, pati shkruar Rohde në Twitter.