“Mbreti” turk i kriptomonedhave, Faruk Ozer është dënuar me 11.196 vite burg. Themeluesi i Thodex, i cili u dënua për pastrim parash, mashtrim dhe themelim të një organizate kriminale. Prokurorët kishin kërkuar dënimin e 29-vjeçarit me 40.562 vjet burg.
“Unë jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë. Kjo është e dukshme në këtë kompani që kam krijuar në moshën 22-vjeçare. Nuk do të kisha vepruar kaq amator nëse kjo do të ishte një organizatë kriminale”, mësohet se ka thënë Faruk Ozer në gjykatë, raporton Anadolu.
Gjithashtu, edhe dy vëllezërit e tij, Güven Özer dhe Serap Özer u dënuan me nga 11.190 vjet secili me akuzën e “krijimit, drejtimit dhe anëtarësimit në organizatë kriminale”, “mashtrimit”, “pastrimit të parave”.
Nga ana tjetër, të pandehurit Faruk Fatih Özer, Güven Özer dhe Serap Özer u dënuan me gjobë prej 135 milionë lirash turke për “mashtrim duke përdorur sisteme informacioni”. Të pandehurit e tjerë janë dënuar me burgim të shkallëve të ndryshme për krime të ndryshme.
Turqia është e njohur për dhënien e dënimeve me shumë vite burg, të cilat u bënë më të zakonshme pasi hoqi dënimin me vdekje në 2004 për të ndihmuar përpjekjet e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
I riu turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhërarresti ndaj tij, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.
Ai akuzohet për mashtrim të 391 mijë qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…