Në seancën e së mërkurës Donika Gërvalla u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit.
Propozimi i LVV-së nuk kaloi pasi Gërvalla nuk mori votat e mjaftueshme, rrjedhimisht kundër saj votuan edhe deputetët e ish partisë të saj, Lidhjes Demokratike të Kosovës.
E lidhur me këtë, ka folur sot Donika Gërvalla, e cila tha se deputetet e LDK-së kanë pasur shumë arsye të votojnë të mërkurën për të zhbllokuar ngërçin.
“Sa i përket LDK-së, unë nuk jam anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje. LDK jo vetëm për këtë arsye, por edhe për shumë arsye tjera ka pasur mundësi ta zhbllokojë Kuvendin. Imagjinoni, aty në kuvend janë të ulur djali i Xhemajl Mustafës (Besian Mustafa), nipi i Tahir Zemajt (Armend Zemaj), dy komandantë të Koshares, Fadil Hadërgjonaj dhe Anton Quni….Këta katër u bënë bashkë me PDK-në edhe me Listën Serbe për të votuar kundër Donika Gërvallës. Shqipe Selimi nuk ka votuar. Shqipe Selimi nuk është bërë bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër meje…”, tha Gërvalla.
Tutje ajo shtoi se nuk ka person në skenën publike të Kosovës, që është angazhuar më shumë se 20 vjet, më hapur dhe me kosto të lartë politike për zbardhjen e krimeve të pasluftës.
Deputetja Gërvalla ka mohuar se ka qenë dëshmitare në Gjykatën Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, gjersa paralajmëroi edhe hapa ligjorë.
“Pyetni avokatët e të akuzuarve në Hagë se ku figuron emri im, në cilën dëshmi figuron emri im… Është keq kur fushatën kundër një ministri e bazon në gënjeshtra… Sot e tutje do të marr hapa ligjor kundër secilit që pretendon publikisht se unë kam dërguar dëshmi në Hagë ose jam dëshmitare…Ndoshta nuk e kanë ditur në fillim të procesit, por sot gjithkush e dinë sepse trajtimi i dëshmive ka përfunduar”, tha Gërvalla.
Tutje, ajo theksoi se nuk do të komentojë për asnjërin në Hagë pasi sipas saj ata ndodhen në një situatë krejt tjetër dhe ajo ende është ministre e Punëve të Jashtme.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…