Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin amerikan pasi një punonjës policie vrau gruan e tij shqiptare,dy djemtë e tij e më pa veten.
Departamenti i Policisë në Clarkstown, i identifikoi viktimat në vrasje-vetëvrasje si 49-vjeçari Watson Morgan, gruaja e tij Ornela Morgan, 43- vjeç dhe dy djemtë e çiftit, 10 dhe 12-vjeç.
Shqiptarja ishte nga Korça dhe me profesion mësuese. Sipas një postimi në Twitter nga llogaria zyrtare e Educators of New York, Ornela Watson, ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jorkut.
Trupat e tyre u zbuluan nga policia, vetëm pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, një periferi të qytetit të Nju Jorkut, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.
“Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson eliminoi gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Policisë në Clarkstown.
Watson, ishte një oficer në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut për shtatë vjet.
Më pas ai iu bashkua forcës së policisë në Bronxville, që ndodhet në Westchester County, në vitin 2007 dhe u promovua në rreshter në 2016.