LAJME

U masakrua me thikë, autori Salaman Rushdie bën daljen e parë publike

Shkrimtari i njohur Salman Razhdi i cili pak muaj më parë u godit me thikë gjatë një aktiviteti në një universitet, është shfaqur për herë të parë në publik.

“Jam me fat dhe mirënjohës”, këto janë këto fjalët e para të autorit të njohur, i cili si pasojë e sulmit humbi njërin sy.

Me syze të errëta ai u shfaq për herë të parë në publik duke theksuar se ishte ende duke marrë veten nga ngjarja e rëndë.

75 vjecari ka pësuar disa dëmtime në tru, të cilat i kanë krijuar vështirësi për të shkruar.

Rushdie i tha The Neë Yorker se ishte prekur nga reagimi i njerëzve ndaj sulmit.

“Është shumë mirë që të gjithë u prekën kaq shumë, e dini? Unë kurrë nuk e kisha menduar se si do të reagonin njerëzit nëse do të më vrisnin, ose pothuajse do të më vrisnin. “Unë jam me fat. Ajo që me të vërtetë dua të them është se ndjenja ime kryesore është mirënjohja” u shpreh shkrimtari i njohur i librit Vargjet Satanike.

Ai postoi një fotografi në Tëitter pas publikimit të intervistës, duke shkruar:

“Fotografia në NeëYorker është dramatike dhe e fuqishme, por kjo, në mënyrë më prozaike, kështu dukem unë të vërtet”.

Pas muajsh rikuperimi, Rushdie tha se ai ishte mirë duke marrë parasysh forcën e incidentit.

“Dëmtimet e mëdha janë shëruar, Kam ndjesi në gishtin e madh dhe gishtin  tregues dhe në gjysmën e poshtme të pëllëmbës. Unë jam duke bërë shumë terapi të duarve dhe më thonë se po kaloj shumë mirë “, shtoi autori.

Ai theksoi gjithashtu se vuante nga një bllokim mendor pas sulmit, duke përfshirë ëndrrat e frikshme, të cilat ai tha se tani po pakësohen.

75 vjecari u godit 12 herë gushtin e kaluar   pak çaste para se ai të jepte një leksion në një univeristet në Neë York. Personi i dyshuar për sulmin ndaj autorit është akuzuar për tentativë vrasje. Romani i fundit i Rushdie, Victory City u përfundua pak para sulmit dhe do publikohet në fund të kësaj jave.

“Unë gjithmonë jam përpjekur shumë të mos përvetësoj rolin e viktimës,” tha Rushdie. “Atëherë ju jeni ulur atje duke thënë: “Dikush më futi një thikë në mua! I mjeri unë”… Gjë që ndonjëherë e mendoj,” duke shtuar me shaka, “Më dhemb”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

3 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

13 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

22 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago