Zhardhen detaje të reja nga vrasja e Kastriot Reçit. Gazetari, Gjergj Figuri raporton për abcnews.al se viktima u qëllua nga tarraca e një pallati në distancë rreth 150 metra nga vendi ku ndodhej 47-vjeçari.
Më pas ekzekutori e ka lenë snajperin në katin e parë të pallatit dhe është larguar. Dyshohet se krahas ekzekutorit ka patur edhe bashkpunetorë të mundshëm. Autori u largua me vrap në kembë dhe ishte i maskuar. Mësohet se ai eshte kapur nga një kamera sigurie që është sekuestruar nga policia por identifikimi është i vështire për shkak së mban ne kokë një maskë.
Ndërkaq, bashkeshortja e viktimës ka mohuar konfliktet e mundshme të Reçit me persona të tjerë.
Po ashtu mësohet se policia ka marrë në pyetje disa persona, kryesisht familjarë të viktimave që dyshohet se janë vrarë për llogari të vellezërve Reçi, por deri më tani nuk ka gjetur asnjë gjurmë të autorit.
Kastriot Reçi u ekzekutua gjatë mesditës së sotme me armë zjarri në Rrëshen, përpara lokalit të tij.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…