Dy motra të cilat janë aktiviste të një organizate, dolën ditën e sotme para mediave, pas dhunimit të tyre nga 30-vjeçari Denis Tela, ditën e djeshme.
Motrat Ruko thanë para gazetarëve, se edhe pse kishte 8 kallëzime penale ndaj tij, Denisi vazhdimisht ishte lënë i lirë. Ato kërkojnë të bëhet një hetim për të mësuar se kush e ka liruar Denisin pavarësisht precedentit të rrezikshëm që ai kishte.
“Ata e lanë të lirë Denisin që ai të na dhunonte Akoma më shumë. A do mbani përgjegjësi ju dhe këtu të ketë hetim për atë që ka ndodhur. Sepse kjo është e qartë dhe e dukshme. Unë e kam për gjykatën dhe ata që kanë firmosur lirim e tij.
A është më i fortë miku se ligji. Në qeli nuk duhet të rrijë vetëm Denisi por ai që e liroi atë. Liria është e jona dhe nuk ia lëmë të na e marrë Denisi. Ngjarja është e pazakontë të dhunohesh nga një i panjohur. Kishte 8 kallëzime për këtë rast dhe personi ishte Akoma i lirë.
Nuk e kuptoj si mund të lihet i lirë një person që është dhunues. Ka vajza të tjera që janë dhunuar nga Denisi në rrugët e qytetit. Denisi nuk është i vetmi por ky është rast flagrant. Ne kërkojmë të bëhet hetim se kush e ka liruar Denisi që ai të lihet i lirë pas tetë kallëzimeve në polici. Ai është një dhunues serial.
Lëviz këtu ku jemi ne dhe ka edhe shtëpinë e vet. Ne kërkojmë të merren masa. Denisi nuk mund të jetë i lirë dhe të lëvizë në qytet. Edhe vajza dhe gra të tjera do jenë më të pasigurta. Ishte një moment shokues. Në jetën time nuk ka marrë asnjë shuplakë nga askush përveç policisë së shtetit në protesta. Nuk ka as hetim ndaj këtij personi’, tha njëra prej motrave.
Ndërsa tjetra u shpreh se nëse nuk merren masa do të ketë protesta të tjera dhe nuk do e lënë që ky rast të kalojë në heshtje.
“Kemi përjetuar të njëjtin rast. Dhuna ka qenë e pajustifikuar. Institucionet janë fajtore për rastin e Denisit. Ke me dhjetëra të tjerë në rrugët e Tiranës që bëjnë të njëjtën sjellje. Duket se është tendecioze sigurish sidomos ndaj vajzave, Nëse nuk merren masa do të ketë protesta të tjera. Kemi rënë në kontakt me vajza të tjera që janë dhunuar nga Denisi. Nuk e lëmë që ky rast të kalojë në heshtje”, tha ajo.